Aktorja Neslihan Atagul njihet tashmë nga të gjithë për rolin e saj si Nihan te seriali “Dashuri e pafund”.
Në vitin 2016 aktorja u lidh në martesë me aktorin Kadir Doullu dhe që nga atëherë jeta e tyre në çift ka ecur shumë mirë.
Së fundmi po përflitet se Neslihan është shtatzënë për herë të parë. Dyshimet kanë nisur nga një intervistë e dhënë së fundmi, ku Dogulu ka ledhatuar barkun e së shoqes.
“A është ky një mesazh? Apo është shtatzënë zonja Neslihan?”, është pyetur ai nga një gazetar. “Me kënaqësi do iu informojmë nëse ndodh diçka e tillë”, i është përgjigjur aktorja.