Anina Papasergio, me emrin artistik “NIN” është një talent i rrallë dhe një shpërthim i freskët në skenën muzikore. Anina, e cila po studion kanto moderno në Konservatorin “Claudio Monteverdi” në Bolzano, ka filluar udhën e saj si kantautore dhe pianiste që në moshën e hershme, duke bërë që pasionin për muzikën ta shprehë qysh në moshën shtatë vjeçe.
Ajo ka sfiduar skenën kombëtare dhe ndërkombëtare, duke marre pjesë në shumë kompeticione dhe duke shkëlqyer në secilën prej tyre. Albumi i saj i parë, i regjistruar në Londër në vitin 2019 me ndihmën e producentit të njohur Sky Adams, është një pikë kulmore në rrugëtimin e saj artistik. Videoklipet që shoqërojnë këtë album presin me padurim të ndajnë bukurinë dhe pasionin e muzikës së Aninës me ndjekësit e saj të përkushtuar. Anina vjen me një intervistë në numrin special të shtojces “Boom”.
-Një prezantim i juaji?
Unë jam Anina, një artiste e pasionuar e lindur në Bolzano më 12 maj 2004. Origjina ime është e ndarë mes një mamaje shqiptare nga Vlora dhe një babai italian nga Reggio Calabria. E kam përfunduar shkollën muzikore “Josef von Aufschnaiter” dhe liceun e gjuhëve të huaja “Walther von der Vogelweide”. Flas në mënyrë të përsosur gjuhët gjermane, angleze, italiane dhe shqipe. Aktualisht, jam studente në Konservatorin “Claudio Monteverdi” në Bolzano, ku po thelloj njohuritë e mia muzikore. Për të pasuruar përvojën time, pjesëmarrja në kurse formimi ka qenë një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tim artistik. Për tre vite me radhë, kam marrë pjesë në SUMMER MUSIC CAMP, një shkollë formimi e produktorit te mirenjohur Italjan Mogol për autore dhe këngëtare al Centro Europeo Toscolano (CET). Gjithashtu, për dy vite kam marrë trajnime individuale në Salisburg me vocalcoaching Robin D. Në muajt shtator, tetor dhe nentor të vitit 2019 kam pasuar një bashkëpunim të veçantë me produktorin e njohur londinez, SKY ADAMS, për krijimin dhe regjistrimin e diskut tim të parë. Jam e përkushtuar për të zhvilluar karrierën time muzikore dhe për të sjellë një ndikim pozitiv në botën e muzikës. Pres me padurim të shoh se çfarë sjell të ardhmja dhe jam e gatshme për sfidat dhe aventurat që do të vijnë.
-Kur ke nisur të këndosh dhe kush e zbuloj talentin tënd?
Pasionin për këngën e kam pasur qe kur isha shumë i vogël, edhe para se të mesoja të flisja. Për mua, çdo ditë niste dhe mbaronte me tinguj dhe melodi të ndryshme. Persona që njohin dhe vlerësojnë talentin tim janë prindërit e mi, veçanërisht mamaja ime. Ajo gjithmonë ishte pranë meje, dhe me ka ndjekur hap pas hapi ne çdo aktivitet të jetës sime. Në momentet kur qëndronim në shtëpi, unë shpesh kendoja, ndërsa mami regjistronte çdo këngë apo kërcim që unë interpretoja me pasion. Kjo përkujdesje dhe vëmendje e veçantë bënë që në moshën 3 vjeçe, mami të më regjistrojë në Institutin Muzikor “Vivaldi”. E pa këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar talentin tim, dhe kështu ndoqa programin e tyre për 3 vjet. Pas kësaj periudhe, vazhdova studimet për 3 vjet të tjera në të njëjtin institut, duke përqëndruar vëmendjen time te muzika e pianoforte-s.
-Duartrokitjen e parë e morre nga…?
Duartrokitjen e parë e mora në moshën 11 vjeç në datën 7 shkurt 2015, duke performuar këngën “Happy” të Pharrell Williams, në një koncert bamirësie të organizuar nga CHERNOBYL ALTO ADIGE SÜDTIROL, qe pati një audiencë prej 500 pjesëmarrësish. Ndërsa duartrokitjet më mbushnin me emocione, unë, duke u larguar nga skena vrapova tek mami dhe duke e perqafuar i thashë se kisha gjetur rrugën time, te ardhmen time në botën e muzikës dhe nuk mund të mos pyesja: “Kur do të jetë koncerti i ardheshem?”.
-Personi që të inkurajoj fuqishëm në rrugën e muzikës?
Do te thosha personat që më inkurajojne fuqishëm në rrugën e muzikës jane, natyrisht, familja ime e madhe. Kur them “familja ime e madhe”, përfshij jo vetëm babanë, mamin dhe vëllain tim, por edhe të gjitha tezet me familjet e tyre. Ne jemi dhe shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Familja ime ka qenë dhe mbetet mbështetja dhe inkurajimi si nga ana financjare dhe ajo shpirterore për mua gjatë gjithë këtij udhëtimi në botën e muzikës.
-A të kujtohet kënga e parë që e këndove dhe e cila të dha besim për të hapëruar sukseshëm në këtë fushë?
Po patjeter, ne moshën 4 vjeçe kam kënduar për të marrë pjesë në Zecchino d’oro këngën “Quell’anello d’oro”.
-Ju ndani skenën me yje të mëdhenjë të muzikës. Si e pershkruani këtë ndjenjë?
Kjo përvojë është një emocion i jashtëzakonshëm. Për mua, ndarja e skenës me yje të muzikës është një përjetim euforik, një ndjenjë e paharrueshme e lumturisë dhe krenarisë. Besimi dhe mundësia që më japin keta artistë janë frymëzuese dhe inkurajuese. Megjithatë, është një përvojë që vjen me një përgjegjësi të madhe. Të jesh pjesë e skenës së muzikës do të thotë që duhet të japësh maksimumin tënd në çdo moment dhe të përballësh sfidat me siguri dhe profesionalizëm. Ndjenja e tensionit është një pjesë natyrale e kësaj përgjegjësie, por njëherësh, është një motivim për të përmirësuar veten dhe për të bërë shfaqjet më të mrekullueshme për audiencën. Është një balancë mes emocionit dhe përgjegjësisë që e bën këtë përvojë edhe më të veçantë.
-Ku dhe perkrah kujt e keni ëndërr të këndoni?
Ëndrra ime është të shkoj në skenë dhe të këndoj pranë një artiste të shquar si Rihanna, një ikonë e muzikës që më ka frymëzuar qysh nga fëmijëria. Imagjinoj veten në krah të saj, duke ndarë dritën dhe pasionin për muzikën përpara një audience të vështirë për ta harruar. Po ashtu, Dua Lipa është një tjetër artiste që shoh si një ëndërr për t’u realizuar. Suksesi i saj dhe mënyra sesi përfaqëson diversitetin dhe fuqinë e artistëve femra bën që të ndihem krenare dhe të dëshiroj të përbashkëtoj skenën me të. Imagjinoj një performancë ku bashkëkendojmë si bashkeatdhetare dhe ndajmë një lidhje të thellë muzikore me publikun. Këto ëndrra janë burim i pafundëm motivimi për mua, dhe shpresoj një ditë t’i bëj ato realitet.
-Çfarë presim nga ju ne vitin 2024: Planet, projektet?
Për vitin 2024, presim të kemi një vit të ngarkuar me sfida dhe suksese. Përveç përqëndrimit në shkollë, kam disa projekte qe janë në zhvillim dhe natyrisht do t’i ndajmë me publikun tonë në të ardhmen. Një nga momentet më emocionuese do të jetë publikimi se shpejti i videoklipit të këngës “FEELING”, një këngë nga albumi im i parë qe shpresoj që të përfundoj gjatë vitit të ardhshëm. Është një projekt i rëndësishëm për mua, per te cilin kam filluar te punoj qe nga viti 2019 por që u ndërpre per shkak te covid dhe tani po e çoj përpara me produktorin dhe kompozitorin e mirënjohur Britanik Geoff” Westley. Pres që ky vit të jetë një rrugë e pasur me arritje dhe përvoja të reja, dhe shpresoj që të gjithë fansat dhe mbështetësit të kenë mundësi të marrin pjesë në këtë udhëtim të muzikës dhe artit.