Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nis aplikimi për Provimin e Maturës Shtetërore 2025

nga Revista Kosovarja

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar se nga sot, më 27 maj 2025, fillon procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore.

Sipas njoftimit, aplikimi do të realizohet përmes platformës e-Kosova dhe do të jetë i hapur deri më 10 qershor 2025.

Ndërkohë, aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet në periudhën nga 1 deri më 11 qershor 2025.

Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë është planifikuar të mbahet më 21 qershor 2025, kurse rezultatet do të publikohen më 30 qershor 2025.

Moneytizer Paragrafi 4

Nxënësit që e kalojnë Provimin e Maturës do të mund të shkarkojnë certifikatën digjitale nga platforma e-Kosova.

Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të përfshijë katër lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Matematikë dhe një lëndë me zgjedhje.

Secila lëndë do të ketë nga 25 pyetje, me gjithsej 100 pyetje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]