Nis protesta e SBASHK’ut, mësimdhënësit janë mbledhur për të marshuar drejt Qeverisë

nga Revista Kosovarja

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK).

Mësimdhënësit janë mbledhur para objektit të Bibliotekës Kombëtare, për të vazhduar drejt Ministrisë së Arsimit dhe për të përfunduar para Qeverisë.

Përmes pankartave ata kanë kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar veprime sindikale.

Protesta është duke u mbajtur me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]