fbpx

Nis rrënimi i villave pa leje në Liqenin e Batllavës

nga Revista Kosovarja

Ka nisur rrënimi i vilave pa leje të ndërtuara në Liqenin e Batllavës.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

“Rrënimi ka nisur mëngjesin e sotëm dhe në proces të rrënimit janë pesë vila. Nëse puna vazhdon pa ndërprerje pritet që të pesë vilat e ndërtuara pa leje të rrënohen sot, nëse punimet ndërpriten atëherë procesi i rrënimit përfundon nesër”, tha Zhitia.

Ai, mes tjerash, tha se nuk ka rezistencën nga personat të cilët ndërtuan pa leje villat.

https://www.facebook.com/100003351454654/videos/1191074588181907/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]