fbpx

Nis takimi i Gërvallës me kryesuesin OSBE-së

nga Revista Kosovarja

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ministri i Jashtëm i Maltës, Ian Borg e ka filluar vizitën e tij zyrtare në Kosovë.

Ai sapo ka arritur në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Borg u prit nga shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, me të cilën ka filluar takimin i cili është i mbyllur për media.

Gjatë ditës, kryesuesi i OSBE-së do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin e Republikës, Albin Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]