Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Niseni ditën mbarë me këto pije

nga Revista Kosovarja

Hulumtime të shumta sugjerojnë, që faktorët gjenetikë kanë një ndikim të lartë në shëndetin dhe peshën e një personi, mirëpo edhe stili i jetesës ka një ndikim po ashtu të rëndësishëm.

Një shprehi tjetër e shëndetshme përfshin konsumimin e ushqimeve dhe pijeve, që ndihmojnë në krijimin e një shëndeti të mirë, parandalimin e shtimit në peshë dhe shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

Në fakt, krahas këtyre shprehive konsumimi i disa pijeve të shëndetshme në mëngjes përpara vaktit, ka një ndikim tejet të rëndësishëm edhe për metabolizmin dhe humbjen e peshës.

Disa na këto pije të rekomanduara nga nutricistët janë:

Moneytizer Paragrafi 4

Çaji i gjelbër- i pasur me shumë antioksidantë dhe përbërës të tjerë ushqimorë, çaji i gjelbër është një nga pijet më të mira për humbjen e peshës. Shumë studime kanë treguar se efekti i këtij çaji për shëndetin është një fakt shkencor. Çaji i gjelbër ka një ndikim edhe në reduktimin e rrezikut të çrregullimeve kronike, sëmundjeve kardiovaskulare, tipit 2 të diabetit dhe disa llojeve të kancerit.

Uji me limon dhe mjaltë– uji i ngrohtë me limon dhe mjaltë njihet për vetitë detoksikuese. Limoni dhe mjalti janë disa nga përbërësit më të shëndetshëm, të cilët janë të lidhur edhe me humbjen e peshës. Niveli i lartë i vitaminës C, që këto produkte përmbajnë kanë një rëndësi të madhe për shëndetin. Me anë të studimeve është vërtetuar se kjo përbërje e ndihmon tretjen dhe humbjen e peshës.

Uji me kastravec dhe mente– është një përbërje tjetër mjaft e shëndetshme, e cila ndihmon në reduktimin e yndyrës në regjionin e abdomenit. Kjo pije rekomandohet që të konsumohet në mëngjes përpara ushqimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]