Sot janë bërë 24 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës.
Tashmë në kryeqytet kanë filluar përgatitjet për shënimin e kësaj dite të veçantë.
Nëpër sheshe janë vendosur vetura e motoçikleta të Policisë.
Edhe nëpër rrugë tjera të Prishtinës shihen automjete të Policisë.
Theksojmë se për sot janë paraparë disa aktivitete.
Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Indeksonline/