Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nisin takimet në Bruksel, Lajçak e pret Petkoviqin

nga Revista Kosovarja

Në Bruksel pak pas orës 09:00 ka nsiur takimi i delegacionit nga Beogradi i udhëhequr nga Peter Petkoviq, me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kështu raporton media serbe, Tanjug.

Mbi artikull

Delegacioni nga Kosova në këtë takim, përfaqësohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi.

Lidhur me këtë takim në nivel kryenegociatorësh, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të mërkurën se temë do të jetë Marrëveshja e Ohrit.

“Agjenda është siç ka qenë në të kaluarën që urgjentisht të startohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe për nevojën që të dyja palët të bien dakord që të arrihet progres në dialog”, ka thënë Stano.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa për takim trilateral, Stano është shprehur se “Nëse do të ketë takim trilateral varet në vullnetin e palëve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]