Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nita ka dy fjalë për Dea Mishel, habit deklarata e saj

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Nita Latifi është vendosur në qendër të vëmendjes pas daljes së saj nga “ Big Brother Vip”.

Mbi artikull

Së fundmi Nita ka dhënë një intervistë për “Prive” duke u përgjigjur disa pyetjeve lidhur edhe me eksperiencën e saj në BBV.

Pyetjes se çfarë i ka bërë habi pas daljes nga formati i njohur, Nita nuk ka lënë pa përmendur Bledi Manen. Ajo ka treguar edhe një herë për shfrytëzimin nga ana e tij për situatën e dasmës së tyre.

“Kam dy habi. Jam habitur për të mire sa shumë dashuri kam marrë prej njerëzve dhe habia tjetër lidhet me banorët.

Moneytizer Paragrafi 4

Jam habitur prej Bledit dhe deklaratave të tij që ka dhënë jashtë. Kanë qënë disa gjëra fiktive, të pavërteta që i ka shfrytëzuar në favor të vetin”.

Ndërsa gjatë intervistës nuk kanë munguar deklaratat e papritura të saj ku një prej tyre lidhet edhe me Dea Mishel.

“Një prej finalistëve që e meriton më pak finalen është Dea për shkak se loja e saj është bazuar në zonën e saj të komfortit dhe e kam kuptuar kur kam dal jashtë se e ka thënë një të pavërtetë”, është shprehur Nita pa zbuluar më shumë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]