A ju kujtohet Nita që dikur këndonte këngë të bukura për fëmijë?
Ajo kishte disa hite që më të vegjlit i dinin përmendsh, e madje edhe sot dëgjohen nga gjeneratat e reja.
Nita, është vajza më e vogël e kantautorit të mirënjohur kosovar, Naim Krasniqi, e cila vite më parë i dha fund beqarisë, duke u bërë nusja më e bukur në Kosovë, shkruan “Kosovarja”.
Sot, Nita është bashkëshorte dhe nënë tejet e dedikuar, madje padyshim ndër më të bukurat në vend.