Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nita Latifi vjen me një fotosesion dhe dërgon mesazh për të gjitha gratë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, ka realizuar një fotosesion të ri në muajin e ndërgjegjësimit për  kancerin e gjirit.

Mbi artikull

Ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të bardhë dhe me një shami të gjatë ngjyrë rozë.

“Të festojmë me ato që fituan luftën, t’i kujtojmë ato që e humbën atë.. T’i japim shpresë atyre që po e luftojnë tani..Kryeni kontrollet për kancerin e gjirit, zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar ajo sipër videos.

E në tjetrin postim shtoi: “Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë nëpër të cilat kalojnë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Artistja ndërkohë gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania 2 zbuloi se ka qenë e diagnostikuar me tumor në gji.

E njëjta ishte larguar për pak nga shtëpia për t’i bërë disa kontrolle dhe nga kjo theksoi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.

Autorja e këngës “2 gota” mori mbështetje të madhe në komente dhe komplimente nga ndjekësit e miqtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]