fbpx

Një 20-vjeçar lëndohet rëndë pas një shpërthimi në Dobrigje të Gjakovës

nga Revista Kosovarja

Rreth orës 01:20, ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi në fshatin Dobrigje të Gjakovës.

Rastin për Indeksonlinen e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoi se si pasojë e shpërthimit një 20-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda.

Elezaj, njoftoi se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij.

”Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Elezaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]