Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

nga Revista Kosovarja

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan.

Mbi artikull

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha ai.

Osmani shtoi tutje se me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

Moneytizer Paragrafi 4

Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Telegrafi nga burimet e veta ka mësuar se viktima ishte i shoqëruar nga një djalë./Telegrafi/