Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një 35 vjeçar dyshohet që bëri vetëvrasje, u hodh nga kati i tetë i banesës

nga Revista Kosovarja

Një 35-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tetë i banesës në Ferizaj në pasditen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me dt. 08.08.21 rreth ores 17:24 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani , një person ka rënë në tokë nga kati i 8-të nga një banesë. Personi ,mashkull, i moshës rreth 35 vjecar, nga mjekët e spitalit të Ferizajt është konfirmuar se éshtë gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes”, njoftoi Veseli.

Ai bëri me dije se policia po realizojnë hetime të mëtutjeshme për vdekjen e të ndjerit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]