Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një 5 vjeçares me Covid-19 i rëndohet gjendja

nga Revista Kosovarja

Në mediat italiane ditën e sotme ka qarkulluar një lajm i trishtuar, lajm i cili ka mahnitur edhe autoritetet shëndetësore, pasi nuk i japin dot shpjegim.

Mbi artikull

Një 5-vjeçare nga Padova është futur në intubim dhe ndodhet në gjendje tepër të rëndë pasi u infektua me Covid – 19.

5 vjeçarja është pacientja e parë në Itali, me këtë moshë që i është nënshtruar kujdesit intensiv. Vogëlushja nuk vuan nga ndonjë sëmundje tjetër, shkruajnë mediat vendase dhe ky është rast i rrallë të cilit nuk i japin dot shpjegim.

Ndërkohë mjekët kanë bërë me dije se në momentin kur ajo është futur në kujdes intensiv, me frymëmarrje të rënduar, u zbulua se pacientja e vogël kishte një sindromë hemolitiko-uremike. Kjo është një formë sëmundjeje e gjakut dhe veshkave, e cila zakonisht shoqërohet me infeksione gastrointestinale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]