Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një 53 vjeçar nga Peja ndërron jetë si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Një 53’vjecar nga Komuna e Pejës ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve pas infektimit me koronavirus.

Mbi artikull

Nga Klinika Infektive kanë bërë të ditur se i njëjti është hospitalizuar një ditë më parë si i dyshuar me COVID 19.

“Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19. Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese”, shkruhet në njoftim./Express/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]