Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një 68-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren, policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një person i moshës 68 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prizren, në rrugën “Ismet Jashari Komunova”.

Mbi artikull

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi teksa shtoi se informacioni është marrë nga një qytetar, ku edhe menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes së bashku me urgjencën.

“Sot me datën 29.03.2024 rreth orës 15:30 në rr.Ismet Jashari Kumanova në Prizren është vërejtur një trup i shtrirë në rrugë. Informata është marr nga një qytetar. Ekipi mjekësor i Urgjencës si dhe patrulla policore kanë shkuar në vendngjarje, nga ekipi mjekësor raportohet – konstatohet se viktima është pa shenja jete”, tha ai.

Bytyqi tutje ka njoftuar se viktima është I.D., viti i lindjes 1956.

Moneytizer Paragrafi 4

“Viktima është I.D.1956. Hetuesit policor kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lidhur me këtë, hapet rasti “Hetim i vdekjes”, njoftoi Bytyqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]