Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një adoleshente mbytet nga peshkaqeni në Australi

nga Revista Kosovarja

Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi është sulmuar nga një peshkaqen në Queensland të Australisë.

Mbi artikull

Ky “incident serioz i kafshimit nga peshkaqeni” ndodhi në plazhin Woorim, në veri të qytetit Brisbane, rreth orës 16 e 45 minuta sipas kohës lokale të hënën.

Policia konfirmoi se vajza kishte pësuar lëndime që ia rrezikonin jetën dhe ajo vdiq pak pas orës 17:00.

Mediat australiane raportuan se ajo ishte 17 vjeçe.

Moneytizer Paragrafi 4

Policia konfirmoi se vajza kishte qenë duke notuar në ujërat afër ishullit Bribie, kur u sulmua nga peshkaqeni, lloji i të cilit nuk është identifikuar.

Ajo u kafshua në krah rreth 100 metra larg bregut, thuhet në raportimet e mediave australiane.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]