Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një aeroplan luftarak rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s

nga Revista Kosovarja

Një aeroplan luftarak rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, duke shkaktuar një reagim nga Policia Ajrore Baltike e NATO-s, ka deklaruar Ministri i Jashtëm Estonez Margus Tsahkna.

Mbi artikull

Ministria e Jashtme tha se kjo ishte hera e parë këtë vit që një aeroplan rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë, shkruan Reuters.

Raportohet se shkelja ndodhi pranë ishullit Vaindloo në Gjirin e Finlandës, pranë bregdetit verior të Estonisë, ku një aeroplan luftarak rus SU-30 hyri në hapësirën ajrore të vendit dhe qëndroi për rreth një minutë, sipas Tsahkna.

“Nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë e Estonisë”, shtoi ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Misioni i Policisë Ajrore Baltike i NATO-s reagoi shpejt, duke vendosur njësi të Forcave Ajrore Italiane.

Ndryshe, në shtator të vitit të kaluar Estonia tha se tre aeroplanë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të vendit baltik për 12 minuta në një inkursion “të paparë”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]