Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën vogëlushi kosovar nga fshati Bllacë e Suharekës, D.B, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e trishtë e ka dhënë babai i të ndjerit përmes rrjeteve sociale, i cili ka bërë me dije se varrimi i djalit do të bëhet nesër në orën 15:00 në varrezat e fshatit Bllacë.
“Të dashur familjar miq ,shok dhe dashamire ju njoftojm se me pikllim të thell pas një aksidenti në Zvicer ka ndrruar jet me i dashuri jon, djali, nipi, D.B. Vorrimi bëhet me daten 11.05.2023 dite e Enjte ora 15:00 në varrezat e fshatit Bllacë (Therandë)”, thuhet në njoftim.