Një dizajner mode, e mbushi sallën me kondomë: Ishin 200 mijë sosh

nga Revista Kosovarja

Një dizajner mode, e mbushi sallën me kondomë: Ishin 200 mijë sosh

Të ftuarit që shkuan në shfaqjen e Diesel në Javën së Modës në Milano mund të jenë surprizuar nga një mal gjigant me prezervativë.

Marka italiane prezantoi koleksionin Vjeshtë-Dimër 2023 në një sfond me mbi 200,000 kuti Durex, duke theksuar rëndësinë e seksit si edhe bashkëpunimin e ardhshëm me kompaninë e prezervativëve.

“Ne na pëlqen të luajmë në Diesel dhe e kemi seriozisht,” tha drejtori artistik Glenn Martens në një deklaratë. “Argëtohuni, respektoni njëri-tjetrin, jini të sigurt”.

Diesel prezanton koleksionin e ri me 200,000 prezervativë në sfond

I gjithë koleksioni u frymëzua nga tema e lirisë, kënaqësisë dhe kuriozitetit për të eksperimentuar.

Diesel prezanton koleksionin e ri me 200,000 prezervativë në sfond

Që kur u bë drejtor artistik në tetor 2020, stilisti belg e ka drejtuar Diesel – i njohur prej kohësh për marketingun provokues dhe xhinset luksoze – drejt modeleve më eksperimentale.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]