fbpx

Një e mitur lind fëmijë në spitalin e Pejës

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në spitalin rajonal të Pejës ka lindur fëmijë një vajzë e mitur, nën moshën 16-vjeçare.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 21.08.2021 – 22:30.  Është raportuar  se viktima femër kosovare  në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku viktima ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]