Një vajzë nga Prizreni ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të barnave, për shkak se kishte mbetur shtatzënë me të fejuarin e saj.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:20.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 14.09.2020 – 19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar te barnave. Sipas viktimës, motivi ishte për arsye se e njëjta kishte mbetur shtatzënë me të fejuarit e saj të dyshuarit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.