Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një fëmijë nga Istogu goditet me veturë, befason me gjestin që bën pastaj

nga Revista Kosovarja

Erti Maraj nga Vrella e Istogut mund të konsiderohet me fat nga një fatkeqësi që ka pësuar sot.

Djaloshi fillorist ishte duke vozitur biçikletën me shokun e tij kur papritmas një veturë ka humbur kontrollen në rrugë për ta goditur atë.

Vetura e cila dukej në shpejtësi të madhe e godet Ertin, por që ai arrin të shpëtojë mrekullisht duke ia mbathur vrapit pas goditjes së pësuar.

Indeksonline ka kontaktuar familjarët e Erti Maraj të cilët kanë thënë se i biri i tyre ndodhet në spital.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjendja e tij thuhet se është stabile, me disa lëndime në gjymtyrë dhe një lëndim të lehtë në kokë.

Personi qe ka goditur Ertin ishte një vozitëse e gjinisë femërore.

Ngjarja ka ndodhur në mesditën e sotme. /Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]