Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Pejë është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Pejë, 11.01.2021 – 12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.