Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një i vdekur nga Covid 19 në 24 orët e fundit në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në 24-orët e fundit në Kosovë është regjistruar vetëm një vdekje nga Covid 19

Nga koronavirusi në 24 orët e fundit ka vdekur vetëm një person, duke shënuar numrin më të vogël të vdekjeve brenda ditës, që prej disa javësh.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]