Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një klasë në Kamenicë ia kanë lënë emrin “Arbërie Nagavci”

nga Revista Kosovarja

Një klasë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Kamenicës, tashmë mban emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Mbi artikull

Kolektivi i shkollës dhe komuniteti i prindërve kanë vendosur për ta emëruar klasën sipas ministres së Arsimit.
E për këtë ka njoftuar edhe kryetari në detyrë i Kamenicës, në Pressing të T7.

Sipas Kastratit, klasa e ka marrë emrin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcit, e dy-tri ditë pasi ajo klasë është emëruar kështu, ministrja e arsimit e ka vizituar shkollën.“Tash paramendo në njërën nga ato shkollat, klasa e ka emrin Arbërie Nagavci.

Ajo shkon e viziton pas 2-3 dite, gjatë kohës sa ishte ministre dhe bënte veprime… ka edhe fotografi me emrin e klasës”, ka deklaruar Kastrati.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]