Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një makinë e shkatërruar dhe një tjetër e kthyer përmbys, dalin pamjet nga aksidenti brenda tunelit të Kalimashit

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të premte në Tunelin e Kalimashit në Kukës.

Mbi artikull

Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën brenda në tunel. Policia njoftoi se si pasojë e aksidentit, tre shtetas u plagosën.

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Moneytizer Paragrafi 4

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.