fbpx

Një mëngjes francez të filloni ditën mbarë

nga Revista Kosovarja

Pavarësisht nga alternativat e shumta, ekspertët nutricionistë bien dakord se një nga mëngjeset më të mira është ai tradicional francez, për shkak të përbërësve idealë, drithërat, qumështi, reçeli, mjalti, kafeja, etj., i sigurojnë trupit “energji të menjëhershme”, të nevojshme për të nisur një ditë të re…

Kushdo që e njeh kuzhinën franceze, e di sa të shijshme dhe të bollshme janë vaktet.

Është e çuditshme se si nga ana tjetër, mëngjesi nuk është i rëndë: s’ka salsiçe, vezë apo të skuqura, por ushqime më të thjeshta. Karbohidratet janë shpirti i vaktit të parë; nuk mungon buka e thekur, croissant-i apo brioshi, por tradicionale janë baghettat e lyera me gjalpë dhe reçel.

Në ditë të veçanta, si festat apo e diela, francezët sajdisin veten me croissant të blerë në pastiçeri, që mund të konsumohen thjesht me reçel apo çokollatë. Mëngjesi tradicional francez shoqërohet me kafe, por sipas preferencës, mund të shërbehet dhe me çaj. Ky i fundit kombinohet me baghetta-t me reçel, marmelatë apo mjaltë, teksa kafeja shkon me croissant-in, kekët e vegjël, bukën e lyer me gjalpë apo pufkat.

Frutat nuk mungojnë në tryezën franceze. Zakonisht konsumohen të freskëta, por në dimër, meqenëse trupi ka nevojë për më tepër sheqer, kompostot dhe frutat e thata të pasura me glukozë, janë një tjetër alternativë. Frutat mund të shtrydhen e konsumohen dhe në formë lëngu.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]