fbpx

Një muaj paraburgim ndaj administratorit të “Albkings”

nga Revista Kosovarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Besnik Beqiri.

Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Prishtinë- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga administratorët e grupit “Albkings”, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje të mërkurën, lidhur me aktivitetet në rrjetin social “Telegram”, ku bëhet shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave, përfshirë edhe të dhënat e tyre personale për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Laureta Ulaj, zëdhënëse e kësaj Prokurorie.

“Ju njoftojmë se Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, konfirmoi Ulaj.

Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

Ndryshe, arrestimin e të dyshuarit e mirëpriti edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]