Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një nënë i zemëroi njerëzit duke pranuar se sa shpesh lan peshqirët

nga Revista Kosovarja

Larja dhe hekurosja e rrobave shpesh duket si një detyrë e pafundme.

Mbi artikull

Dhe kur keni fëmijë, grumbulli i rrobave rritet ndjeshëm dhe ju keni ndjenjën se jeni vazhdimisht duke renditur, larë, tharë dhe hekurosur rrobat. Kjo është arsyeja pse njerëzit u habitën nga rrëfimi i një nëne që lan peshqirët vetëm pas një përdorimi.

Pavarësisht se është pjesë e një familjeje prej pesë anëtarësh, Karli Lay lan vetëm peshqirë çdo ditë, raporton thesun.

“Unë kam gjithmonë një tufë peshqirësh të pistë, i vendos në lavatriçe dhe më pas në tharëse. Por ndërsa kostoja e jetesës rritet, nuk mund të përballoj më përdorimin e tharëses. I thaj peshqirët në ajër, por ato duhet shumë kohë për t’u tharë”, pranoi ajo.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo pyeti të tjerët nëse kishin ndonjë këshillë për tharjen më të shpejtë të peshqirëve dhe sa shpesh i lanin fare. Njerëzit nuk mund të besojnë fare se dikush i lan peshqirët vetëm pas një përdorimi.

“Është qesharake të shpenzosh kaq shumë ujë, energji dhe para. Është shumë e keqe për mjedisin”, tha një person.

“Më ka mërzitur mendimi se disa janë kaq shpërdorues”, shtoi një tjetër.

“Çdo ditë është shumë, këtë nuk e bëjnë as në hotele”, thekson i treti.