Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një pacient arratiset nga Qendra Rehabilituese në Shtime

nga Revista Kosovarja

Një infermier i Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime e ka denoncuar në Polici, një pacient si të zhdukur.

Mbi artikull

Ai ka deklaruar në Polici se pacienti ishte larguar nga kjo qendër dhe nuk është kthyer.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë filluar hetimet, njofton Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar, Infermier i Qendrës Integruese, ka raportuar se pacienti i tyre mashkull kosovar, është larguar nga Qendra dhe nuk është kthyer më. Rasti nën hetime”, thekson raporti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]