Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një person hidhet nga aeroplani në Los Angeles

nga Revista Kosovarja

Një burrë është hedhur nga një aeroplan i cili po fluturonte drejt aeroportit të Los Anxhelosit, pas tentimit për të hyrë në kabinën e pilotit.

Personi i cili ka mbetur anonim, më pas kishte hapur derën e aeroplanit duke u hedhur, ka thënë Administrata Federale e Aviacionit (FAA).

Ai ishte kapur në pistë më pastaj është dërguar në spital me disa dëmtime.

Ekuipazhi i këtij fluturimi njoftoi se pasagjeri u ngrit nga ulësja e tij derisa aeroplani po i afrohej pistës dhe kishte goditur derën e kabinës para se të dilte nga aeroplani përmes derës së urgjencës, raporton BBC, shkruan Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Përndryshe raste të tilla të incidenteve në fluturimet në SHBA, raportohet se janë në rritje, duke u regjistruar rreth 3,000 të tilla vetëm brenda këtij viti.

E rreth 394 raste të tilla të ndërhyrjes në detyrën e ekuipazhit janë raportuar që nga 25 maji, vetëm gjatë fluturimeve me këtë agjenci.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një hetim për incidentin dhe motivet e pasagjerit, për atë së çfarë e shtyri atë ta kryente këtë veprim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]