107
Si pasojë e moskujdesit gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.
Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të pasdites sot në vendin tonë, saktësisht në fshatin Shirokë të Suharekës.
Nga vendi i ngjarjes, ku shihet një veturë e tipit Golf 2 e dëmtuar e rëndë.
Sipas zjarrfikësve që janë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Polisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa një person është në gjendje të rëndë./Indeksonline


