Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një person në Suharekë i lëndon tre fëmijë me traktor

nga Revista Kosovarja

Në fshtin Semetisht të Suharekës të shtunën ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një person derisa po e ngiste një traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, lëndon tre fëmijë të cilët ishin duke luajtur në obrrin e shkollës.

Mbi artikull

Fëmijët kanë pësuar lëndime trupore. Mirëpo sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

“Fsh. Semetisht, Suharekë 19.09.2020 – 18:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me traktor duke bartur me rimorkio një shtyllë për vendosjen e harkut të basketbollit në një shkollë, në oborrin e shkollës nga pa kujdesia ka lënduar tre fëmijë meshkuj kosovarë. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]