Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një person therret me thikë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një sulm fizik mes disa personave ka ndodhur pak më parë në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Mbi artikull

Përgjatë këtij një person është therrur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rreth orës 17:00 kanë pranuar informatën për një rrahje në progres dhe me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Moneytizer Paragrafi 4

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha ajo.

Tutje Ahmeti theksoi se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]