Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një portokall në ditë mbron shikimin

nga Revista Kosovarja

Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve është ky përfundimi në të cilin ka arritur profesoresha Bamini Gopinath nga Universiteti Sidnejt, në Australi.

Sipas studimit thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet. Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar.

Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath.Studime të mëparshme janë fokusuar në efektet që vitamina A C dhe E kanë mbi sytë.

Por kërkimi i fundit shkon më tej duke gjetur lidhjet mes flavonoideve dhe degjenerimit makular i cili është shkaku kryesor i verbimit.Prandaj nëse doni të mbroni shikimin tuaj ju mjaftoni të konsumoni një portokall në ditë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]