Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një punëtor bie nga ndërtesa, derisa ishte duke punuar në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një punëtor ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga një ndërtesë ku ishte duke punuar.

Mbi artikull

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person të lënduar në Rr.Fehmi Agani në Prishtinë. Ne vendngjarje kanë dal njesitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejte, si dhe inspektoret e punës. Lidhur me rastin janë duke u marre njësitet kompetente për të sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]