fbpx

Një punëtor në Suharekë fut dorën në ventilator, lëndohet rëndë

nga Revista Kosovarja

Një punëtor gjatë ditës së djeshme ka pasur një aksident në vendin e tij të punës në Suharekë.

Sipas raportit të policisë, punëtori ishte duke punuar në një gurthyes dhe aksidentalisht gjatë punës ka futur dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Suharekë, 23.06.2020-16:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në firmë (gurthyes), gjatë punës kishte futur dorën aksidentalisht në një ventilator për pastrimin e ajrit ku ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vend ngjarje ka qenë njësite policore edhe inspektorati i punës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori “, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]