Veç këngës që e ka publikuar së fundmi me titull “Mbaroj”, Flori Mumajesi ka zbuluar një sekret.
Përmes Instagramit të tij, ai tregoi se zëri i femrës në hitin “Playback” ishte i Eneda Tarifës. Ai madje e cilësoi artisten si “bishë” e cila i dha 50 për qind këngës.
Kënga e cila shumë vjet më parë ishte favorite, vazhdon të dëgjohet edhe sot në klube gjithandej ku ka shqiptarë.
“Në atë kohë nuk ishte ide edhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishën @enedatarifa”, ka shkruar ai.