fbpx

Një shqiptar në studio televizive lëshon deklaratë të turpshme

nga Revista Kosovarja

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi, ka deklaruar se ka pasur momente kur më mirë është qeverisur në Kosovë në kohën e “Kasapit të Ballkanit”, Slobodan Millosheviq, sesa pas luftës nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Analisti Gashi ka thënë se ka pasur momente kur është qeverisur në mënyrë më brutale gjatë kohës së PDK-së dhe LDK-së se sa në kohën e Milosheviqit, kohë kur sundonte periudha e apharteidit.

“LDK-ja e ka kuptu që e ka dhënë një kontribut, jo fort të vogël, në ato qeverisjet, jo qeverisjet, në atë regjimin kriminal që e ka sundu Kosovën krejt dekadën e kaluar…LDK-ja ka reflektu dhe për mendimin tem e ka bërë një reformë. Çka ka ndodhur? E ka pru në krye të LDK-së një person i cili për krejt dekadën e kaluar nuk i ka shërbyer asnjëherë atij regjimi kriminal që e ka sundu Kosovën në mënyrë barbare, bile bile ka momente që edhe më barbare se sa regjimi kriminal okupues i viteve 90-ta” – tha Gashi në T7 (mund ta dëgjoni nga minuta e 56 deri në minutën 57:07).

Shqiptarët e Kosovës gjatë viteve 90-ta kanë jetuar në një vend të segreguar ligjërisht, kanë qenë të përjashtuar nga ekonomia formale, nga shkollat, e puna e dinjitetshme.

Për 10 vite në dekadën e fundit të shekullit 20, shqiptarët në Kosovë kanë jetuar si qytetar të rendit të dytë, pa ndonjë të drejtë, madje duke iu shkelur edhe të drejtat themelore të njeriut, për çka kishte shumë reagime ndërkombëtare e shumë raporte ndërkombëtare.

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]