fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Një sukses i heshtur i Kosovës në arsim

nga Revista Kosovarja
3 vjet më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

“Zakonisht kur dikush e përmend fjalën ‘shkencë’, menjëherë në trurin tonë paraqitet një burrë i vjetër, i racës së bardhë, me një mantel të bardhë laboratori”.

“Por, ky në fakt nuk është pasqyrimi i njerëzve që merren me shkencë”, thotë Ferdiana Hoti, një shkencëtare e re nga Gjilani, e cila është kandidate për doktoraturë në Universitetin e Antwerpit në Belgjikë, si dhe në Qendrën Shkencore Belge për Energji Nukleare. Në fokus të studimeve të saj janë aspektet e komunikimit, në rastet me rreziqe nukleare.

“Shkencëtarët janë vajza, janë gra, janë burra e djem, të rinj e të vjetër, të racave të ndryshme e të profesioneve të ndryshme. Ka shkencëtarë me mantel të bardhë, e ka nga ata që gjithë ditën e kalojnë para kompjuterit, duke bërë analiza statistikore”, thotë ajo, për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, shkollimi fillor dhe i mesëm në Kosovë, nuk i ka ofruar njohuri praktike, në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

Shumë më ndryshe është në Belgjikë, ku sipas saj, përparësitë janë të shumta.

“Janë kushtet financiare dhe pajisjet më të reja, të cilat të ndihmojnë të bësh hulumtime, ashtu sic duhet. Gjatë doktoraturës këtu të jepet e gjithë ndihma financiare për të përfunduar hulumtimet, të cilat do të të nevojiten gjatë studimeve. Varësisht prej idesë që ke, mund ta gjesh shumë lehtë përkrahjen nga departamente të ndryshme për pajisjeve teknologjike, apo edhe mund t’i blesh ato”, thotë Hoti.

Edhe më shumë se 20 vjet që nga përfundimi i luftës në Kosovë, sistemi arsimor vuan nga cilësia e dobët, për të ngritur kuadro profesionale.

Cilësia e dobët në arsim, pakënaqësitë e mësimdhënësve sa i përket pagave dhe ndërhyrjet politike në institucionet e pavarura arsimore, janë vetëm disa nga problemet, me të cilat përballet sektori i arsimit në Kosovë, thonë ekspertët.

“Rezultatet e fundit të PISA [Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve] krahasuar me ato të vitit 2005, tregojnë se jemi në krizë. Është zhgënjyese, sepse Kosova nuk ka vizion dhe nuk di çfarë të bëjë për të ndryshuar gjendjen në arsim në një periudhe 10-vjeçare”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Halim Hyseni, nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit.

Në fakt, Kosova u përball më vlerësimin e dobët të PISA-s dy herë me rradhë, për ngecjet që ka shënuar ndër vite në arsim. Ajo që nuk ka rënë shumë në sy te ky vlerësim, është fakti se Kosova kishte një përparësi të vecantë në raport me vendet tjera – në shkencë vajzat kishin tejkaluar djemtë, për gjashtë pikë në shkallën e vlerësimit.

“Në të gjitha vendet djemtë i kaluan vajzat në matematikë për pesë pikë, por në Kosovë vajzat shënuan rezultatet të ngjashme me djemtë në matematikë. Në shkencë vajzat i tejkaluan djemtë mesatarisht me dy pikë në nivel të të gjitha vendeve, por në Kosovë vajzat i tejkaluan djemtë në shkencë me gjashtë pikë”, thotë hulumtimi i PISA-s.

Në muajin shkurt të këtij viti në Kosovë “Rrjeti i Grave në Arsim të Lartë dhe Shkencë”, një organizatë që ka për synim përkrahjen vajzave dhe grave në zhvillimin e karrierës së tyre akademike, shkencore dhe udhëheqëse, mbajti konferencën “Këmbëngulësia e Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”.

Njëra ndër gjinekologet e para në Kosovë, Emine Gashi, në fjalimin e saj porositi vajzat dhe gratë “të mos zbrapsen dhe heqin dorë nga qëllimet e tyre pavarësisht pengesave”. Kjo organizatë po angazhohet në promovimin e mundësive të barabarta në hulumtime shkencore.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, nuk është përgjigjur në pyetjen e Radios Evropa e Lirë lidhur me investimet e kësaj ministrie për krijimin e mundësive të barabarta dhe për të fuqizuar pjesëmarrjen e grave në shkencë.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) është një organizatë joqeveritare, e cila merret me qeverisjen demokratike dhe zhvillimin e qendrueshëm. Një ndër projektet e saj është edhe avokimi i drejtpërdrejtë tek akterët kyç të fushës së barazisë gjinore në institucionet shtetërore. Por, kjo organizatë në fokus ka edhe fuqizimin e grave në shkencë.

Dora Musa, zyrtare në këtë organizatë thotë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë ende mungon përfshirja e barazisë gjinore në proceset edukative dhe plan-programet e shkollave.

Kjo organizatë këtë fakt e ka vërejtur gjatë zbatimit të një projekti në shkollat e Kosovës për vetëdijësimin mbi barazinë gjinore.

“Zakonisht, temat e barazisë gjinore preken pak, për mos të thënë fare, nga arsimtarët dhe profesorët e lëndëve siç është Edukata Qytetare. Ky fakt limiton njohuritë e gjeneratave të reja në çështjet gjinore. Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në shkolla, kemi vëzhguar një gatishmëri nga ana e drejtorëve dhe mësimdhënësve për të ligjëruar mbi barazinë gjinore, por ndër vite është bërë pak në këtë drejtim”.

“Ajo çfarë kemi kuptuar gjatë kontakteve me nxënësit është se ata kanë dëshirë të madhe që jo vetëm të dëgjojnë për barazinë gjinore gjatë një ore ligjërimi në kuadër të një lënde, por të kenë lëndë të veçantë për çështjet gjinore. Sidoqoftë, për t’u arritur kjo duhet përfshirje e institucioneve qendrore të sektorit publik, respektivisht Ministrisë së Arsimit. Për fat të keq nuk kemi parë një vullnet të tillë”, thotë Musa.

Deri atëherë, shkencëtarja e re, Ferdiana, ka një porosi për të gjitha ato vajza dhe gra, kudo ku janë…

“Po deshët të merreni me shkencë, merruni me shkencë, eksploroni kurreshtjen”.


Etiketa: KosovaArsimi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Betohet gjyqtarja e parë me mbulesë në SHBA

18 minuta më parë
Aktuale

Presidenti Begaj: Shqipëria nuk do të pranojë një Republika ‘Srpska’ në Kosovë

44 minuta më parë
Aktuale

“Opozita le të më quan tradhtar”, zbulohen bisedat e Kurtit në Tiranë

46 minuta më parë
Aktuale

Erdogan i shkruan Osmanit, e falënderon për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë për tërmetet në Turqi

1 orë më parë
Aktuale

Publikohet fotografia e rojës që u vra mbrëmë në Top Channel

2 orë më parë
Aktuale

Dy artistët që ‘dhanë’ jetë artit në Kosovë, Muharrem Qena dhe Melihate Ajeti

4 orë më parë
Postimi tjetër

Nëse i lani atletet në rrobalarëse, shtoni këtë përbërës

Në imazhin e radhës Ariana reklamon barkun

Koronavirusi po shkakton mpiksje gjaku

TË FUNDIT

Betohet gjyqtarja e parë me mbulesë në SHBA

18 minuta më parë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është betuar gjyqtarja e parë e mbuluar. Nadia Kahf, u betua më 23 mars...

Luizi kishte kërkuar nga BBVA të përkrahet Stresi për fitore, kështu ia kthen reperi

32 minuta më parë

Arkimed Lushaj – Stresi ishte fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova ku fitoi 160 mijë euro....

Presidenti Begaj: Shqipëria nuk do të pranojë një Republika ‘Srpska’ në Kosovë

44 minuta më parë

“Shqipëria nuk do të pranojë një Republika Srpska në Kosovë”. Me këto fjalë Presidenti Bajram Begaj u shpreh se marrëveshja...

“Opozita le të më quan tradhtar”, zbulohen bisedat e Kurtit në Tiranë

46 minuta më parë

Kryeministri Albin Kurti dje ishte tërë ditën në Tiranë, ku i informoi krerët e shtetit shqiptar rreth marrëveshjes së arritur...

Agjërues, shmangni ekspozimet në diell – konsumoni lëngje në mbrëmje

48 minuta më parë

Ka nisur muaji i Shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën. Gjatë këtij muaji besimtarët...

Nuk do ta besoni se çka i ka munguar Xhulit sa ka qenë në “Big Brother”

49 minuta më parë

Këtë e tregoi me një imazh të publikuar në storien e saj në Instagram. Xhuli shihet me një grumbull librash...

MË TË LEXUARAT

Xhuli ka dy fjalë pas u bë virale në videon duke i rregulluar këmishën Stresit

Braktisi fëmijët e saj, arrestohet prishtinasja

Studimi: Prindërit që kanë djem, plaken më shpejt

Këngëtarja kosovare publikon fotografi të rralla të para 20 viteve me Luiz Ejllin

Londra ndriçohet me 30 mijë poça me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Efi rikthehet si banore në Big Brother?!

Xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla, zhegrasit u falën gabimisht me dekada

Sekreti i pamjes mbresëlënëse të Jennifer Lopez

Kah po shkon Ramush Haradinaj?

Lofata – Pema e dashurisë me vlera mjekësore

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist