A është ky standardi i ri në botën e bukurisë? Le të eksplorojmë!
Pas tendencave minimaliste pa grim që dominuan sezonet e fundit, artistët e grimit në prapaskenat e revyve të modës po synojnë gjithnjë e më shumë skuqjen, rimelin dhe buzëkuqin, por me moderim dhe theksim në tonet natyrale.
Megjithatë, ajo që bie në sy si trend kyç për vitin 2025 është shfaqja e “qerpikëve fantazmë” (“ghost lashes”), apo qerpikëve të padukshëm.
Çfarë janë “ghost lashes”?
Qerpikët fantazmë përfaqësojnë një qasje delikate por efektive për grimin ku qerpikët mbeten pothuajse të padukshëm, duke u dhënë syve një dukje delikate dhe eterike.
Ndryshe nga tendencat e mëparshme ku maskara luante një rol kryesor në theksimin e dukjes, tani fokusi është te sytë përmes nuancimit të qepallave dhe vetullave, ndërsa qerpikët mbeten “në hije”.
Këtë trend, të parët e filluan artistët e grimit si Peter Philips dhe Romy Soleimani, dhe u paraqit në pistat e Dior-it dhe Giambattista Valli-t, sjell një dimension të ri të bukurisë – elegancën e minimalizmit