Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një vajzë shëtitet në aeroportin e Miamit me rroba banjo

nga Revista Kosovarja

Një vajzë është filmuar në aeroportin e Miamit me një kombinim të pazakontë të veshjeve, e këto pamje shpejt u bënë virale.

Mbi artikull

Në fakt kamera ka kapur momentin kur në aeroportin e Miamit një bionde e paemëruar është parë duke shëtitur para sigurimit në rroba banjo me ngjyrë të gjelbër.

Kishte një çantë dhe në dorë dhe mbante telefonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e pazakontë. Në një profil në Instagram është publikuar ky moment ku përbri shkruan: “Kur keni aheng pranë pishinës dhe duhet të zini aeroplanin për në orën 16:00”, transmeton telegrafi.

Në komentet e kësaj video disa kanë spekuluar nëse djaloshi me bluzë të bardhë ishte me të, e disa kanë vërejtur se ajo të paktën barte maskë. Ajo çfarë mbetet e paqartë nëse kjo vajzë ka arritur të futet në aeroplan dhe çfarë mund të ketë ndodhur me të.

Moneytizer Paragrafi 4

Në manuale të aviokompanive, thuhet se pasagjerëve mund t’ju ndalohet hyrja në aeroplan nëse ecin këmbë-zbathur, ose veshin rroba që konsiderohen si të papërshtatshme apo tepër provokuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]