Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Një veturë në Ferizaj i del trenit përpara

nga Revista Kosovarja

Para pak minutash një aksident në mes një treni dhe një veture është shmangur fatmirësisht.

Mbi artikull

Rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Ferizajit një veturë ka penguar qarkullimin e trenit.

Një dëshmitar i rastit ka thënë se një veturë ka dal në shina në momentin kur treni ishte në lëvizje, mirëpo fatmirësisht shoferi i trenit ka arritur të ndalë atë.

Në video shihet se në vendin e ngjarjes tanimë ka arritur edhe Policia e Kosovës dhe po largohet vetura nga aty me “marimangë”,

Moneytizer Paragrafi 4

Si pasojë e kësaj qendra e Ferizajit është bllokuar nga trafiku për 20 minuta.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe mbrëmë, ku treni në Ferizaj goditi një veturë të tipit Audi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]