Blerton Jakupi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar për gjendjen e pesë anëtarëve të Komisionit Komunal Zgjedhor që janë përfshirë dje në një aksident të rëndë trafiku në Ferizaj.
Jakupi ka shkruar se i lënduari Shaban Rexha, ka përfunduar operimin. Ndërsa Burhani Salihu dhe Nexhmedini Idrizi kanë pësuar fraktura të brinjëve.
Në anë tjetër gjendja e Fetah Bytyqit vazhdon të jetë e rëndë.
“Lajme më të mira nga miqtë tanë të Komisionit Komunal Zgjedhor të Ferizajit. Shaban Rexha ka përfunduar me sukses operimin dhe ndodhet nën kujdes mjekësor. Burhani Salihu dhe Nexhmedini Idrizi kanë pësuar fraktura të brinjëve, por janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa Meritani është liruar nga QKUK dhe po vazhdon rikuperimin në shtëpi. Lutjet tona të përzemërta vazhdojnë të jenë me Fetah Bytyqin, i cili është në gjendje më të rëndë“, shkroi ai.
Rasti ka ndodhur në fshatin Slivovë, në aksident janë përfshirë dy një veturë dhe një autobus.
“Aksident trafiku me lëndime Me datën 17.10.2025 në ora 18:17 në rrugën magjistrale, fshatiSlivovë-Ferizaj Aksident trafiku me lëndime trupore ku ne kete aksident trafiku ishin te pefshira dy automjete : nje veture dhe nje auobus me targa vendore me shoferët M.SH.K. Veç dëmeve materiale lëndime trupore pësojnë shoferi i vetures dhe katër pasagjeret, te cilët pas tretmanit mjeksore ne emërgjencen e Ferizajt, katër persona dërgohen ne Q.K.U.K-Prishtine per tretman te metujeshem mjekesor. Per kete aksident eshte njotuar edhe prokurori kujdestar”, ka konfirmuar për Insajderin, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
