Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Njerku dhunon rëndë 18-vjeçarin në Korçë, adoleshenti me dëmtime në kokë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur në kokë, i dyshuar se është goditur me mjet prerës nga njerku i tij.
Rreth orës 21:55, i riu me inicialet A. S. është paraqitur në Spitalin Rajonal të Korçës me dëmtime në kokë, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.

Mbi artikull

Sipas të dhënave paraprake, ai është plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i konfliktit, por falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi i tij në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]