Walone Fashion Group, kompania e udhëhequr nga zonja Benek Osmani vërtetë se ka arritur deri në tregjet e shumta botërore, madje edhe jashtë kontinentit, shkruan Kosovarja.
Benek e cila para 12 viteve u zhvendos nga Gjermania në Kosovë, solli një ide ndryshe në lokalin i cili udhëhiqej nga bashkëshorti i saj, ku në pyetje ishte vetëm importi.
Ambiciet bënë që sot Walone fashion group të jetë ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese dhe eksportuese në vend.
Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Benek tregon hap pas hapi për arritjet, punësimin e mbi 115 rrobaqepseve dhe stilisteve dhe porositë e shumta të fustaneve nga të gjitha vendet e botës, madje edhe nga Kongo. Synimi është që kompania të zgjerohet dhe të punësohen rreth 400 punëtore.
Sigurisht se për suksesin dhe punën në të cilën pavarësisht obligimeve tjera është tejet e përkushtuar, flet me shumë krenari.
Benek është nënë e tre fëmijëve dhe qëllimi kryesorë për të është edukimi i mirëfilltë i tyre.
Ideja e radhës të cilën nuk hezitoi ta shpaloste ishte edhe ajo për trajnimin e grave në fushën e rrobaqepsisë.
Në @walonefashiongroup në instagram do t’i gjeni të gjitha modelet tashmë botërisht të kërkuara, ku edhe detajet më të vogëla flasin për punën me shumë pasion të stafit të tërë. /Kosovarja/