Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Njihuni me 3 vjeçarin- një ‘kuzhinier perfekt’

nga Revista Kosovarja

Një djalë i vogël në Kinë është vlerësuar si ‘shefi i ardhshëm i kuzhinës’, nga përdoruesit e internetit pasi u filmua duke treguar aftësitë e tij si kuzhinier.

Tri-vjeçari me nofkën Xin Bao shihet në pamjet duke trazuar me një shpatull ndërsa lëvizte tiganin e argjendit para dhe mbrapa sikur po përgatiste një pjatë.

Vogëlushi po imitonte lëvizjet pasi shikoi babanë e tij kuzhinier duke gatuar në restorantin e familjes së tyre, tha nëna e tij, zonja Su, për MailOnline.

“Shefi i vogël” i kuzhinës bëri famë pasi nëna e Xin Bao ndau klipet e videove të tij në rrjetet sociale.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]